Crystal Palace – Arsenal, formacionet e mundshme
Crystal Palace dhe Arsenali do ta hapin siparin e edicionit të ri të Premier League. Këtë të premte, më fillim nga ora 21:00 në “Selhurst Park” të dy këto skuadra do t’i masin forcat për tri pikët e para, transmeton lajmi.net. Arsenali vjen pas një merkatoje mjaft cilësore, të paktën në bazë të emrave. Gjithsesi,…
Sport
Crystal Palace dhe Arsenali do ta hapin siparin e edicionit të ri të Premier League.
Këtë të premte, më fillim nga ora 21:00 në “Selhurst Park” të dy këto skuadra do t’i masin forcat për tri pikët e para, transmeton lajmi.net.
Arsenali vjen pas një merkatoje mjaft cilësore, të paktën në bazë të emrave.
Gjithsesi, përballë do ta ketë një kundërshtar aspak të lehtë siç është skuadra e Patrick Vieras.
Në dy ndeshjet e fundit ndaj tyre, Arsenali nuk arriti t’i marrë tri pikët e plota (një herë barazoi, një herë humbi).
Më poshtë gjeni formacionet e mundshme për këtë sfidë. /Lajmi.net/
