Cristiano Ronaldo i ofrohet edhe Napolit
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo i është ofruar Napolit. E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë problem i madh. Gjatë këtij afati kalimtar u përhapën shumë spekulime që ylli portugez i është ofruar shumë skuadrave të mëdha evropiane. Së fundmi ‘Sky Sports’ raporton se përfaqësuesi i 37 vjeçarit, Jorge Mendes thuhet se i është afruar Napolit…
Sport
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo i është ofruar Napolit.
E ardhmja e Ronaldos vazhdon të jetë problem i madh.
Gjatë këtij afati kalimtar u përhapën shumë spekulime që ylli portugez i është ofruar shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Së fundmi ‘Sky Sports’ raporton se përfaqësuesi i 37 vjeçarit, Jorge Mendes thuhet se i është afruar Napolit për një transferim të mundshëm të lojtarit në klubin e Serie A nga Manchester United në këtë merkato, transmeton lajmi.net.
Më herët u përfol se ylli portugez mund të transferohej në skuadrën e Ligue 1, Marseille, por klubi më vonë i hodhi poshtë thashethemet.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Ronaldos./Lajmi.net/