Coutinho tregon se kush e bindi që të transferohet të Barcelona

19:51 | 8 Janar 2018

Philippe Coutinho ka zbuluar se kush ka pasur ndikim që ta ketë më të lehtë aprovimin për të kaluar te Barcelona.

25 vjeçari sot është prezantuar te Barcelona, dy ditë pasi kjo skuadër pagoi 160 milionë euro për shërbimet e tij.

Coutinho në prezantim ka folur edhe për Luis Suarez, të cilin e ka mik të mirë, dhe i cili ka ndikuar që në transferimin e tij te Barcelona.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj sërish me të, është një lojtar i madh. Ai më shkruar shumë mua, është një mik i mirë”, ka deklaruar Coutinho.

“Kemi kaluar kohë të mirë të Liverpooli, ishim gati të fitonim ligën. Ai më ka treguar mua për klubin dhe qytetin, duke ma bërë më të lehtë që të vijë këtu”, ka shtuar ai./Lajmi.net/