Courtois mund të mbetet në Atletico

Thibaut Courtois po mendon të qëndrojë në Atletico Madridi edhe një sezon, në formë huazimi. Chelsea është afër finalizimit të marrëveshjes me klubin spanjoll për portierin belg, i cili mund të luajë në Vicente Calderon për të katërtin vit rresht. Klubi londinez nuk mund t’ia ofrojë atij vendin e titullarit, kur dihet se aty gjendet portieri…

Sport

03/04/2014 17:30

Thibaut Courtois po mendon të qëndrojë në Atletico Madridi edhe një sezon, në formë huazimi. Chelsea është afër finalizimit të marrëveshjes me klubin spanjoll për portierin belg, i cili mund të luajë në Vicente Calderon për të katërtin vit rresht.

Klubi londinez nuk mund t’ia ofrojë atij vendin e titullarit, kur dihet se aty gjendet portieri Petr Cech, i cili është 31 vjeç dhe ka kontratë me fituesin e Europa League deri në vitin 2016.

21 vjeçari nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me Blues që kur iu bashkua këtij klubi nga Genku, në verën e vitit 2011.

“Ai është përmirësuar shumë në dy vjetët e fundit, që ishte me ne. Ai mund të përmirësoht edhe më shumë, por është e qartë se ai do të arrijë shumë”, ka thënë trajneri i Atleticos, Diego Simeone.

“Javën tjetër do ta marr një vendim. Nuk po them se do të rri apo nuk do të rri. Ajo që mund të them është se javën tjetër do ta zyrtarizoj vendimin tim”, theksoi Couurtois.