Cole dhe Lampard refuzuan Chelsean
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka bërë të ditur se Ashley Cole dhe Frank Lampard refuzuan mundësinë e vazhdimit të kontratave dhe u larguan nga Stamford Bridge.
Sport
Jose Mourinho ka bërë të ditur se Frank Lampard dhe Ashley Cole morën oferta për vazhdimin e kontratave në Chelsea, por vendosën se largimi do të ishte gjëja më e mirë për të gjithë.
Dyshja u largua nga Stamford Bridge gjatë verës duke i dhënë fund aventurës 13, përkatësisht tetë vjeçare në klub. Mourinho ka pranuar se ata kanë pasur mundësinë të vazhdojnë qëndrimin në Chelsea.
“Atyre u kemi ofruar kontrata të reja”, deklaroi Mourinho.
“Ne ishim në një proces deri në fund, por në fund shtrohet pyetja se cila është gjëja më e mirë për ekipin? Çka është më së miri për futbollistët e tjerë? Lampard dhe Ashley morën vendimet e tyre”, u shpreh strategu portugez.