Çmimi i Tchouameni e mban larg interesimin e PSG-së për të

Paris Saint Germain mund të largohet nga gara për Tchouameni

Sport

14/05/2022 16:31

Aurelien Tchouameni është pa dyshim një nga lojtarët për të cilën më së shumti përflitet në mërkaton e verës.

Ai po kalon në një sezon fenomenal te Monaco dhe kjo ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim për të.

Largimi i lojtarit nga ekipi francez duket i pashmangshëm, andaj Monaco kanë vendosur çmimin për të.

80 milionë euro do duhet të paguajë ekipi që kërkon në radhët e tyre francezin.

Sic njofton ‘Le Parisien’ Paris Saint Germain do të tërhiqen nga gara për mesfushorin për shkak të shumë së lartë që duhet paguar për të, përcjell lajmi.net.

Në garë për francezin janë edhe Real Madridi, Chelsea dhe Liverpooli.

Mbetet të shihet me të përfunduar sezoni se në cilin ekip do të jetë e ardhmja e Tchouamenit./Lajmi.net/