Çmimet e derivateve sot në Kosovë – ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 02 maj 2026, bazuar në vendimin e datës 5 prill 2026. Sipas njoftimit zyrtar në Kosova, çmimet janë përcaktuar si më poshtë: Nafta (dizel): 1.69 euro për litër Benzina: 1.48 euro për litër…

Lajme

02/05/2026 09:52

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 02 maj 2026, bazuar në vendimin e datës 5 prill 2026.

Sipas njoftimit zyrtar në Kosova, çmimet janë përcaktuar si më poshtë:

Nafta (dizel): 1.69 euro për litër
Benzina: 1.48 euro për litër
Gazi: 0.85 euro për litër

Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që për çdo ankesë apo parregullsi t’i drejtohen institucioneve përkatëse përmes emailit zyrtar ose linjës telefonike pa pagesë.

Ky vendim është pjesë e mekanizmit të rregullimit të tregut të karburanteve, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe stabilizimin e çmimeve në vend./Lajmi.net/