Clippers rikthehet te fitorja, Warriors shënon triumfin e parë këtë edicion

Kawhi Leonard shënoi 30 pikë, duke e çuar Los Angeles Clippers në një fitore 111-96 ndaj Charlotte Hornets të hënën në mbrëmje.

Sport

29/10/2019 08:25

Leonard gjithashtu pati shtatë kërcime, gjashtë asistime dhe tre bllokada.

Pankina e Clippers ishte mbizotëruese si zakonisht, me Lou Williams që shtoi 23 pikë dhe Montrezl Harrell shënoi 19 pikë dhe kapi shtatë kërcime, përcjell lajmi.net.

Kjo ishte fitorja e tretë në katër ndeshje për favoritët e këtij sezoni të NBA.

Stephen Curry pati 26 pikë dhe 11 asistime, dhe Golden State Warriors fitoi për herë të parë këtë sezon, duke mposhtur New Orleans Pelicans 134-123.

Draymond Green kishte 16 pikë, 17 kërcime dhe 10 asistime për ‘Luftëtarët’, të cilët mposhtin Pelicans me tre mungesa të startuesve, përfshirë sensacionin Zion Williamson.

D’Angelo Russell shtoi 24 pikë dhe Damion Lee përfundoi me 23 sosh për Golden State. /Lajmi.net/