Çka u gjet në Prelluzhë të Vushtrrisë?

Një sasi armësh dhe municionesh janë gjetur mbrëmë në Prelluzhë të Vushtrrisë. Kjo ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme deri sa një qytetarë ishte duke mbledhur hekura në një vend ku hidhen mbeturinat ka hasur në armë zjarri e mjete shpërthyese. Lidhur me këtë ai ka informuar Policinë e Kosovës dhe më pas këta të…

Lajme

17/10/2023 08:37

Një sasi armësh dhe municionesh janë gjetur mbrëmë në Prelluzhë të Vushtrrisë.

Kjo ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme deri sa një qytetarë ishte duke mbledhur hekura në një vend ku hidhen mbeturinat ka hasur në armë zjarri e mjete shpërthyese.

Lidhur me këtë ai ka informuar Policinë e Kosovës dhe më pas këta të fundit kanë dal në vend të ngjarjes.

Sipas informative në vendin e ngjarjes njësitë policore pas një kontrolle kanë gjetur një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, tre karikatorë, 360 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 4 granata dore dhe  një tromblon.

Po ashtu sipas informatave në vendin e ngjarjes prezent kanë qenë edhe njësitë relevante të FSK-së dhe KFOR-it.Mjetet shpërthyese janë tërheqë nga njësiti i FSK-së, kurse armët dhe municioni janë tërheqë nga njësitë policore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet.

Nuk dihet nëse ky është një aksion tjetër i Policisë së Kosovës, apo kontroll rutinor.

Lajmi.net ka qëndruar në vendin e ngjarjes ku ka parë nga afër këtë moment. Për më shumë ndiqeni pamjet:/Lajmi.net/