Arrestohen tre persona në Prishtinë për drogë, armë dhe manipulim me prova
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera policore, ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova. Sipas Policisë, arrestimet erdhën pas një pune hetimore dhe operative për identifikimin e të dyshuarve. Pas intervistimit…
Lajme
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera policore, ka zhvilluar një operacion në Prishtinë, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.
Sipas Policisë, arrestimet erdhën pas një pune hetimore dhe operative për identifikimin e të dyshuarve.
Pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje.