City i tha ‘JO’ Di Marias

Manchester City e ka refuzuar mundësinë e transferimit të Angel Di Marias në Etihad Stadium. Futbollisti argjentinas ishte i gatshëm t’u bashkohej Citizens, të cilët megjithatë i thanë ‘JO’ këtij opsioni. Tash, futbollisti i Real Madridit pritet t’i bashkohet ekipit tjetër nga qytetit i Manchesterit, Unitedit.

Sport

24/08/2014 12:30

Manchester United pritet ta kompletojë transferimin e Angel Di Marias nga Real Madridi për një shifër të afërt me 70 milionë euro.

Një përforcim, pa dyshim i madh për trajnerin Louis van Gaal, por mesfushori argjentinas ka mundur të luajë në ekipin tjetër nga Manchesteri.

Sipas tabloidit, Sunday Mirror Sport, futbollisti ka dashur t’u bashkohet bashkëkombësve Zabaleta e Aguero, por kampioni anglez nuk ka qenë i interesuar për futbollistin.

“Ishim afruar në mundësinë e transferimit të Di Marias. Ai dëshironte të vinte këtu, por nuk ishim të interesuar ta blinim”, ka thënë një burim brenda Citizens për këtë tabloid.

Me siguri, tifozët e United nuk do ta presin aspak mirë këtë lajm, pasi Di Marian e konsiderojnë si heroin e ardhshëm të Old Trafford.