City e do Lampardin
Manchester City po mendon për një transferim të pabesueshëm. Në fakt, Citizens ia kanë vënë syrin veteranit Frank Lampard, i cili një ditë më parë bëri të ditur se do të largohet nga Chelsea.
Sport
Manchester City ia ka vënë syrin një legjende të Chelseat. Po flasim për Frank Lampard, i cili një ditë më parë e konfirmoi largimin nga Blues pas 13 vjetësh.
Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, klubi nga Etihad Stadium e ka ndërmend t’ia ofrojë veteranit anglez një kontratë njëvjeçare, ndërsa pas një viti të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ekipin New York, një skuadër kjo e lidhur me Citizens.
Sidoqoftë, i mbetet përfaqësuesit anglez të vendos nëse do të pranojë të luajë nën drejtimin e Manuel Pellegrinit sezonin tjetër.