Çitaku pas mbështetjes së Limajt për PDK-në: Ajo që na bashkon është më e madhe se çdo dallim
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Fatmir Limaj dhe NISMA Socialdemokrate zyrtarizuan mbështetjen për PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi, Çitaku ka thënë se PDK-ja është e madhe jo vetëm në numra, por edhe në zemër. “Partia Demokratike e Kosovës është e madhe, jo vetëm në numra.…
Lajme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Fatmir Limaj dhe NISMA Socialdemokrate zyrtarizuan mbështetjen për PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi, Çitaku ka thënë se PDK-ja është e madhe jo vetëm në numra, por edhe në zemër.
“Partia Demokratike e Kosovës është e madhe, jo vetëm në numra. PDK është e madhe në zemër”, ka shkruar ajo.
Tutje, Çitaku ka mirëpritur mbështetjen nga NISMA Socialdemokrate dhe Fatmir Limaj.
“Mirëpresim mbështetjen nga Nisma Socialdemokrate dhe z. Limaj. Sepse ajo që na bashkon është shumë më e madhe se çdo dallim mes nesh”, ka deklaruar ajo. /Lajmi.net/