Chiellini do të rinovojë kontratën me Juventusin

Mbrojtësi Giorgio Chiellini do të mbetet në Juventus.

Sport

10/07/2021 23:49

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chiellini do të nënshkruajë kontratën e tij të re me Juventusin javën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare, që do ta mbajë atë në ‘Allianz Stadium’ deri në qershor të vitit 2022.

36-vjeçari, është aktualisht duke marrë pjesë me Kombëtaren e Italisë në “Euro 2020” ku nesër do të përballen në finale kundër Anglisë.

Italiani, sezonin e kaluar zhvilloi 25 ndeshjen me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’ në të gjitha garat duke bërë dy asistime. /Lajmi.net/