Chelsea ofruan Kante për De Ligt, marrëveshja nuk u arrit

Skuadra e Chelsea ka qenë e gatshme të heq dorë nga shërbimet e N’Golo Kante, për të siguruar Matthijs De Ligt. Gjatë merkatos së kaluar, Chelsea shfaqi interesim për qendërmbrojtësin holandez, De Ligt. Sipas raportimeve të ‘Daily Express’, Chelsea ofruan një shkëmbim Kante – De Ligt, përcjell lajmi.net. Këtë opsion refuzoi Juventus. Mbrojtësi holandez, De…

Sport

27/09/2022 11:09

Skuadra e Chelsea ka qenë e gatshme të heq dorë nga shërbimet e N’Golo Kante, për të siguruar Matthijs De Ligt.

Gjatë merkatos së kaluar, Chelsea shfaqi interesim për qendërmbrojtësin holandez, De Ligt.

Sipas raportimeve të ‘Daily Express’, Chelsea ofruan një shkëmbim Kante – De Ligt, përcjell lajmi.net. Këtë opsion refuzoi Juventus.

Mbrojtësi holandez, De Ligt vendosi t’i bashkohej skuadrës së Bayern Munich.

Kante vazhdon të jetë lojtar i Chelsea, por është larg formës së dikurshme. /Lajmi.net/