Chelsea feston në udhëtim te Leicester, nënshtron “dhelprat” për fitoren e tretë me radhë
Chelsea duket se ka lënë prapa ecurinë negative të rezultateve dhe ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat. Ekipi i drejtuar nga trajneri Potter ka shënuar fitore 1:3 në udhëtim te Leicester City, në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit anglez, shkruan lajmi.net. Ben Chilwell me vollej hapi serinë…
Sport
Chelsea duket se ka lënë prapa ecurinë negative të rezultateve dhe ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Potter ka shënuar fitore 1:3 në udhëtim te Leicester City, në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit anglez, shkruan lajmi.net.
Ben Chilwell me vollej hapi serinë e golave në minutën e 11-të të përballjes në “King Poëer Stadium”.
Vendasit rikthyen baraspeshën në minutën e 39-të me futbollistin Daka.
Kur po shënohej minuta e gjashtë shtesë e fraksionit të parë, Kai Havertz paraboloi portierin vendas duke rikthyer “Blutë” në avantazh.
Goditjen finale “dhelprave” ua dha mesfushori kroat, Kovaqiq në minutën e 78-të nga afërsia.
Vlen të përmendet se Leicester City ishte me një lojtar më pak në fushën e lojës nga minuta e 87-të kur Wout Faes u përjashtua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.
Chelsea me këto tri pikë mbetet në vendin e 10-të me 37 pikë. Leicester bie në pozitën e 16-të me 24 pikë gjithsej./Lajmi.net/