Chelsea e do me çdo kusht Busquetsin
Sipas raporteve të bëra gjatë ditës së sotme, mësojmë se skuadra angleze, Chelsea është duke e kërkuar me çdo kush transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets.
Sport
Sipas raportit të bërë nga Metro, mësojmë se Busquets nuk është i lumtur me jetën e tij në Barcelonë, që nga arritja e trajnerit, Luis Enrique.
Raportohet se Mourinho është një fans i madh i mesfushorit, dhe dëshiron ta ribashkojë atë me Fabregasin në Stamford Bridge.
Përndryshe, Busquets konsiderohet si njëri ndër mesfushorët defanziv më të mirë në botë, pasi ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën e Blaugranëve.