Chelsea dështon sërish të fitojë në ligë, ndalet tani nga Brightoni

Skuadra e Chelseas nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim ndaj Brightonit.

Sport

18/01/2022 22:56

Pavarësisht se “blutë” kishin avantazhin pas 45 minutëshit të parë, ata sërisht nuk arritën të dalin fitues në këtë sfidë.

Hakim Ziyech i dha epërsinë londinëzëve i cili realizoi një eurogol nga distanca në minutën e 28-të.

Një huti në mbrojtjen e Chelseas bëri që mbrojtësi Adam Webster të barazonte me kokë rezultatin në minutën e 60-të nga një rivënje nga korneri.

Për pjesën e mbetur rezultati mbeti i pandryshuar, duke bërë kështu që skuadrat të ndajnë pikët.

Chelsea kështu shkon në katër ndeshje radhazi pa fitore në Premier Ligë, me tre barazime e një humbje, teksa arrijnë në kuotën e 44 pikëve në pozitën e tretë. /Lajmi.net/