Challandes para ndeshjes me Danimarkën: Luajmë kundër një skuadre të fuqishme

Bernard Challandes ka deklaruar se është diçka e mirë që Kosova i zhvillon dy ndeshje në mars, sidomos miqësoren kundër Danimarkës.

Sport

20/03/2019 16:16

Kosova të enjten takohet me Danimarkën në stadiumin Fadil Vokrri.

“Është shumë mirë që i zhvillojmë këto dy ndeshje, sidomos miqësoren”, ka deklaruar Challandes, përcjell ‘lajmi.net’

“Kemi kundërshtar të mirë, luajmë kundër një skuadre të fuqishme siç është Danimarka, e cila renditet e 10-ta në FIFA, do të jetë ndeshje e mirë për ne që të fitojmë eksperiencë”.

Trajneri ka shtuar se kjo ndeshje mund ta ndihmojë Kosovën për t’u përmirësuar akoma./Lajmi.net/