Çfarë kanë kaq të veçantë këto syze gati 1-mijë euroshe të ‘Google’

Google ka lansuar një palë syza të reja, të destinuara për punonjësit në fabrika.

Auto & Tek

21/05/2019 13:05

Të hënën, gjiganti i motorit të kërkimit zbuloi gjeneratën e dytë të syzeve teknologjike që shfaqin një dizajn të ri, një kamera dhe procesor të përmirësuar, si dhe një rrymë të përditësimeve të tjera, transmeton lajmi.net.

Pajisja prej gati 1 mijë eurosh nuk është në dispozicion për konsumatorët, siç ishte Glass origjinal, por është në shënjestër të punëtorëve në fabrika dhe kompanive të tjera.

Google tha se pajisja përdoret nga punonjësit për të parë listat kontrolluese ose udhëzimet, apo edhe dërgim të videove ose fotove inspektuese.

“…Konsumatorët tanë të ndërmarrjeve kanë raportuar kohë më të shpejtë të prodhimit, cilësi të përmirësuar dhe kosto të reduktuara pas përdorimit të Glass”, shpjegoi firma.

Një aparat fotografik i përmirësuar në pajisje lejon përdoruesit të filmojnë video nga perspektiva e përdoruesit me kualitet të lartë, tha firma.

Një port USB-C është shtuar në pajisje, gjë që mundëson ngarkimin më të shpejtë dhe një bateri më të përmirësuar.

Google nuk është kompania e vetme e teknologjisë që ka zhvilluar syze teknologjike për ndërmarrje.

‘HoloLens’-ët e Microsoft vazhdojnë të përdoren gjerësisht në mesin e bizneseve, gjersa edhe syzet e Vuzix janë përdorur gjithashtu në industrinë e ndërmarrjeve. /Lajmi.net/