Çfarë ka ndodhur me Paton?
Alexandre Pato erdhi në Chelsea me shpresa të mëdha por ende nuk është duke luajtur për gjigantin londinez.
Sport
Alexandre Pato iu bashkua Chelseas gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mirëpo, problemet fizike e kanë penguar sulmuesin brazilian që të jap kontribut tek skuadra londineze.
Dhe, kjo ka zgjuar dyshime se çfarë është duke ndodhur me të.
Menaxheri i Chelseas, Guus Hiddink ka thënë se Pato nuk është në formë të mirë fizike, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.
Por, tifozët e klubit kanë filluar ta humbin durimin, dhe mezi presin ta shohin në fushë Paton.