Çfarë i tha Schmeichel Ujkanit para ndeshjes Kosovë – Danimarkë?

Samir Ujkani ka zbuluar se ka pasur një bashkëbisedim me kapitenin Kasper Schmeichel, para ndeshjes Kosovë – Danimarkë.

Sport

22/03/2019 15:48

Kosova dhe Danimarka kanë luajtur 2:2 në ‘Fadil Vokrri’, në miqësoren që solli lojë të bukur, katër gola dhe shumë emocione.

Ujkani, që ndaj Danimarkës u paraqit në pjesën e dytë, ka zbuluar se çfarë ka folur me Schmeichel para ndeshjes, portierin e Leicester City.

Kapiteni i Danimarkës, i ka thënë Ujkanit se Kosova ka shumë talentë, dhe janë të informuar mirë për lojën që bëjnë.

“Para ndeshjes kam folur me kapitenin e tyre (Kasper Schmeichel), të cilin e kam shok dhe më tha edhe ai se e dimë se çfarë talenta keni dhe çfarë lojë bëni, nuk jemi ardhur këtu për pushime”, ka thënë Ujkani./Lajmi.net/