Çfarë është duke ndodhur me FC Prishtinën? Rezultat i befasishëm ndaj Dritës

FC Prishtina ka pësuar humbje edhe nga Drita. Ekipi i Ismet Munishit shënoi fitore me rezultat 1:0.

Sport

18/03/2017 15:52

FC Prishtina është në krizë.

Skuadra nga kryeqyteti ka pësuar humbje edhe nga Drita në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi i Ismet Munishit shënoi fitore me rezultat 1:0, përcjell “lajmi.net”.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Leotrim Kryeziu.

Kurse, në takimin tjetër, Drenica mposhti Llapin me rezultat 2:0.

Golat i shënuan Taulant Dajaku dhe Kreshnik Lushtaku.

Dueli u mbyll me pesë kartonë të kuq, tre për Llapin dhe dy për Drenicën./Lajmi.net/

Rezultatet:

FC Prishtina – Drita 0:1

Drenica – Llapi 2:0

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6