Cavani qëndron në United pavarësisht transferimit të Cristianos

Manchester United sot riktheu portugezin Cristiano Ronaldo në radhët e tyre.

Sport

27/08/2021 20:17

United pagoi rreth 20 milion euro bashkë me bonuse për Cristiano Ronaldon, duke e rikthyer portugezin pas 12 viteve në “Old Trafford”.

Pavarësisht transferimit të portugezit në klubin anglez, Edinson Cavani do të qëndroj tek ‘djajtë’ edhe për një sezon, duke e respektuar rinovimin e kontratës të cilën e kishte nënshkruar disa javë më parë, ka konfirmuar Fabrizio Romano.

“Edinson Cavani absolutisht nuk po mendon të largohet nga Manchester United këtë verë pas nënshkrimit të Cristiano Ronaldos. Klubi gjithashtu 100% i bindur për ta mbajtur atë”, është shprehur Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, edhe Paul Pogba do të qëndroj gjithashtu dhe ai kurrë nuk është përfshirë në ndonjë propozim për Juventusin. /Lajmi.net