Casillas apo Lopez

Iker Casillas mund t’ia marrë pozitën e titullarit portierit Diego Lopez në La Liga. Në rast se vazhdon të qëndrojë në bankinë në kampionat, do të thoshte se ai do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve pas 24 ditësh së qëndruari në bankinë. Për këtë, trajneri Carlo Ancelotti duhet ta bëjë një zgjidhje.

Sport

03/05/2014 00:25

Carlo Ancelotti ka rënë në hall: të vazhdojë me portierin Diego Lopez në La Liga apo ta ndërrojë mendimin, duke ia dhënë rastin kapitenit Iker Casillas.

Ky i fundit, deri në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, do të mbetej plot 24 ditë pa mbrojtur dhe kjo do të ishte një periudhë e gjatë për të, nëse rri në bankinë deri më 24 maj.

Casillasit i nevojitet ta ruajë formën dhe duke qëndruar në bankinë edhe tri javë, deri tek finalja e Ligës së Kampionëve, ai vetëm se mund ta humb formën.

Trajneri Ancelotti kishte thënë se, nëse Reali do të shkonte në finale të Championsit, do t’ia jepte rastin Casillasit.

Tash mbetet të shihet se çfarë do të vendos ish trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat e PSG-së.

Deri tash, Lopez ka shfaqur siguri të madhe në kampionat, por interesi i ‘Los Blancos’ është Championsi, kështu që Carletto mund ta sakrifikojë ish portierin e Sevillas, për t’ia dhënë rastin portierit legjendar të ekipit nga Santiago Bernabeu.