Cannavaro dyshon në suksesin e treshes Messi-Suarez-Neymar

Fabio Cannavaro dyshon se treshja Messi-Suarez-Neymar do t’i sjell suksese Barcelonës. Ish futbollisti italian është i bindur se Real Madridi do të jetë më i fortë.

Sport

31/07/2014 16:50

Fabio Cannavaro dyshon se Barcelona do të arrijë suksese me treshen Messi-Suarez-Neymar, e cila pritet ta udhëheq sulmin e gjigantit katalunas sezonin e ardhshëm.

Madje, ish futbollisti italian është i bindur se Real Madridi do të bëhet kampion i La Ligas sezonin e ardhshëm

“Ne po flasim për futboll modern – kush do t’i mbulojë ata (Barcelonën) në mesfushë?”, pyet ish përfaqësuesi italian.

“Real Madridi konsiderohet favorit për ta fituar titullin e kampionit në La Liga”, përfundoi Cannavaro.