Cancelo drejt rikthimit te Barcelona, pritet të transferohet si lojtar i lirë
João Cancelo mund të rikthehet sërish në Camp Nou, pasi e ardhmja e tij te Al-Hilal duket gjithnjë e më e pasigurt. Sipas raportimeve të mediave arabe, mbrojtësi portugez është pranë ndërprerjes së kontratës me klubin nga Arabia Saudite. Një largim i tillë do t’i mundësonte Barcelonës ta afrojë atë pa paguar tarifë transferimi, transmeton…
Sport
João Cancelo mund të rikthehet sërish në Camp Nou, pasi e ardhmja e tij te Al-Hilal duket gjithnjë e më e pasigurt.
Sipas raportimeve të mediave arabe, mbrojtësi portugez është pranë ndërprerjes së kontratës me klubin nga Arabia Saudite. Një largim i tillë do t’i mundësonte Barcelonës ta afrojë atë pa paguar tarifë transferimi, transmeton lajmi.net.
Cancelo nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer te katalanasit. Gjatë periudhës së huazimit te Barcelona, ai kishte shprehur hapur kënaqësinë për aventurën në Spanjë dhe dëshirën për të vazhduar me klubin.
Në sezonin e kaluar, portugezi regjistroi 23 paraqitje, duke kontribuar me dy gola dhe katër asistime.
Nëse marrëveshja me Al-Hilal ndërpritet, Barcelona mund ta ketë mundësinë ta rikthejë Cancelo-n si lojtar të lirë./lajmi.net/