Mot kryesisht me diell të dielën, temperaturat deri në 33 gradë

E diela pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell në Kosovë, ndërsa vranësira të pakta mund të paraqiten rreth zonave me reliev malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë, transmeton lajmi.net. Sipas parashikimit, era do të fryjë…

Lajme

15/08/2026 23:53

E diela pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell në Kosovë, ndërsa vranësira të pakta mund të paraqiten rreth zonave me reliev malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë, transmeton lajmi.net.

Sipas parashikimit, era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej rreth 1–6 m/s.

Në përgjithësi, dita e diel pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, me më shumë diell në pjesën më të madhe të vendit./lajmi.net/