Cana skuqet në humbjen nga Behrami

Lorik Cana është ndëshkuar me karton të kuq, pas dy të verdhëve, në humbjen e Lazios nga Napoli me rezultat 4:2, në ndeshjen e zhvilluar të dielën, në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A. Futbollisti kosovar e mori kartonin e verdhë në minutën e 13-të, ndërsa u skuq në atë të 49-të, duke…

Sport

13/04/2014 16:03

Lorik Cana është ndëshkuar me karton të kuq, pas dy të verdhëve, në humbjen e Lazios nga Napoli me rezultat 4:2, në ndeshjen e zhvilluar të dielën, në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A.

Futbollisti kosovar e mori kartonin e verdhë në minutën e 13-të, ndërsa u skuq në atë të 49-të, duke e lënë ekipin Biancocelesti me një lojtar më pak pothuajse gjatë tërë pjesës së dytë.

Kjo edhe ndikoi tek humbja e ekipit të Rejës, pasi përfaqësuesi shqiptar shkaktoi penallti në atë rast, të cilën në gol e shndërroi Gonzalo Higuain, për rezultatin 2:1 (50’).

Fillimisht, Lazio kishte kaluar në avantazh në minutën e 21-të me anë të Senad Lulic. Kurse, Dries Mertens i kishte barazuar shifrat në atë të 42-të.

Sulmuesi argjentinas Higuain e shënoi edhe golin e tretë të vendësve në minutën e 67-të, ndërsa Ogenyi Onazi e ngushtoi rezultatin në minutën e 82-të.

Mirëpo, Higuain doli në skenë sërish në minutën e fundit, për ta kompletuar tregolëshin e tij.

Tek Lazio u paraqit edhe portieri Etrit Berisha, ndërsa tek vendësit luajti futbollisti tjetër kosovar, Valon Behrami.