Butler: LeBron është akoma më i miri në ligë

Jimmy Butler ka dhënë disa komente për LeBron James.

Sport

13/01/2020 18:46

James mbetet akoma fytyra më e komentuar në NBA, edhe pas sezonit të 17-të të cilin e luan tani.

Lojtarë si Giannis Antetokounmpo e Luka Doncic po rivalizojnë ‘Mbretin’, por ky i fundit akoma cilësohet si më i miri, së paku nga Jimmy Butler.

“Ai është akoma lojtari më i mirë në ligë” ka thënë fillimisht Butler, transmeton lajmi.net.

“Ai mund të luajë thuajse në secilin pozicion në parket dhe të jetë elitë në të gjithë ato pozita” ka thënë tutje ai.

LeBron James po prinë Lakersat këtë edicion, për rekordin më të mirë në konferencën perëndimore, deri në këtë pikë të garave. /Lajmi.net/