Bundesliga: Këta janë pesë sulmuesit më të mirë në vitin 2019, aty edhe Rashica

Sukseset për Milot Rashicën në vitin 2019 nuk kanë të ndalur.

Sport

12/04/2019 10:06

Ylli i Kosovës, është përzgjedhur nga Bundesliga në mesin e pesë sulmuesve më të mirë në vitin 2019.

Rashica po përjeton një moment mahnitës në elitën e futbollit gjerman.

22 vjeçari që ka shënuar shtatë gola në vitin 2019, dhe Bundesliga e ka përzgjedhur si njërin nga sulmuesit më të mirë të vitit 2019 në Gjermani.

Por, goli i Rashicës i shënuar në fitoren 4:0 të Werder Bremen ndaj Augsburg, është zgjedhur më i bukuri i shënuar nga futbollisti nga Vushtrria.

Në listën prej pesë sulmuesve më të mirë janë edheYussuf Poulsen, Ishak Belfodili, Andrej Kramaric dhe Robert Lewandowski./Lajmi.net/

YouTube player