Bukë e pjekur me vezë dhe proshutë (Video)
Provojeni këtë recetë në mëngjes apo mbrëmje, që ta shijoni në mënyrë maksimale darkën apo mëngjesin dhe më ndryshe se zakonisht.

Lifestyle
Për këtë recetë ju duhen:
1 bukë e gjatë franceze,
5 vezë,
1/3 filxhan shmand,
4 copë proshutë,
4 copë djathë-kaçkavall,
2 qepë të gjelbërta në feta të holla.
Përgatitja:
Në një enë mesatare, përzieni vezët, shmandin, proshutën, djathin dhe qepët. Priteni bukën për së gjati dhe hiqjani pjesën e prerë sipër. Derdheni përzierjen në prerjen e bukës. Piqeni për 25 minuta në 175 gradë celciuz. Priteni dhe shërbejeni ndërsa është e ngrohtë. (lajmi.net)