Buka me vezë – Receta e thjeshtë unike plot shije
Më poshtë keni recetën e dashur nga të gjithë, atë të përgatitjes së bukëve me vezë lehtë dhe krejt shpejtë në shtëpi.
Lifestyle
Bukët me vezë janë tradita më e njohur e kuzhinës shqiptare, sidomos mëngjeseve kur nënat shpejtonin përherë t’i përgatisnin për të vegjël e të rritur para se të niseshin në shkollë a në punë.
Ashtu si dikur edhe sot buka me vezë mbetet ideale për një mëngjes të shëndetshëm plot shije që të kënaq nepsin e oreksin dhe të dhuron ndijesinë e nisjes së ditës mbarë.
Përbërësit
Vezë
Pak qumësht
Kripë
Piper
Gjalpë të freskët ose vaj ulliri
Përgatitja
Në një tas hedhim vezët, pak qumësht, kripë dhe piper dhe nisim i rrahim fortë derisa masa të jetë bërë e njëtrajtshme.
Nëse dëshironi për më shumë shije para se të nisni të rrihni vezët mund të shtoni edhe pak djathë të bardhë të thërrmuar.
Vendosni një tigan në zjarr, hidhni gjalpë ose vaj ulliri sipas preferencës.
Më pas, lyeni fetat e bukës një e nga e një nga të dyja anët me masën e vezës dhe skuqini në tigan.
Bukët me vezë shërbehen të ngrohta dhe janë fantastike për nisjen e ditës shëndetshëm. /Lajmi.net/