Bualli “nuk e bëri hesap” luanin – por gjërat ndryshuan kur u shfaqën dy luanë të tjerë

Në një duel individual ndërmjet një bualli dhe luani, fitues doli gjahu që po i vinte syrin mbreti i xhunglës.

Fun

28/01/2020 15:34

Pamjet, të marra në Parkun Kombëtar Kruger në Afrikën e Jugut nga dëshmitarë prezent, fillojnë me një luan që sillet rreth një bualli, transmeton lajmi.net.

Preja e tij vetë-mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e frikësuar mbretin e kafshëve të egra.

Por, gjërat ndryshuan kur në skenën e dyluftimit erdhën edhe dy luanë të tjerë.

Me ardhjen e tyre, rezistenca e buallit sa shkon e bie, deri në momentin kur të tre arrijnë ta rrëzojnë në tokë atë. /Lajmi.net/