Brozovic drejt transferimit në Ligue 1

E ardhmja e Marcelo Brozovicit duket se do të jetë në Ligue 1.

Sport

21/09/2020 21:05

Skuadra e Monacos ka shfaqur interes për mesfushorin, i cili ka përfunduar në listën e largimeve të zikaltrve.

Drejtuesit e klubit nga Principata kanë nisur bisedimet me italianët për ta mbyllur sa më parë kalimin e 27-vjeçarit në “Stade Louis II”.

Lojtari ka një klauzolë largimi që kap shifrën 60 milionë euro, por zikaltrit mund ta lënë të lirë futbollistin për 35-38 milionë euro, shumë kjo më se e pëlqyeshme nga francezët, të cilët për kartonin e kroatit i kanë paraqitur Interit ofertën e duhur. /Lajmi.net/