Brooklyn Nets  mposhten nga LA Lakers me rezultat të thellë

Brooklyn Nets janë ndeshur me LA Lakers në kuadër të NBA.

Sport

11/04/2021 08:17

Edhe pse Nets ishin në terrenin e tyre, atyre nuk iu mjaftoi kjo gjë pasi u mposhtën nga Lakers, shkruan lajmi.net.

James Harden mungoi në këtë sfidë, ndërsa Kevin Durant ishte i pranishëm. Blake Griffin shënoi vetëm dy pikë dhe pati pak minuta.

Risi tek Lakers është draftimi i Giannis Antetokounmpo.

Durant shkëlqeu me 22 pikë dhe shtatë kërcime e pesë asistime, Irving shënoi 18 pikë dhe katër asistime.

Për Lakers, Drummond shkëlqeu me 20 pikë, 11 asistime dhe Denis Schroder me 19 pikë, një kërcim dhe katër asistime.

Rezultati i çerekëve, Brooklyn Nets – Los Angeles Lakers: (25-33), (33-28), (19-31) dhe (24-34).

Rezultati përfundimtar, Brooklyn Nets 101-126./Lajmi.net/

YouTube player