Bremer: Juventusi gjithmonë synon të fitojë Scudetto

Gleison Bremer ka folur tashmë si lojtari më i ri i Juventusit. Këtë merkato Bremer kaloi nga Toriono drejt Juventusit. Ai gjatë ditës së sotme u prezantua si lojtari më i ri i ‘Zonjës së Vjetër’ dhe foli për objektivin e Scudettos dhe ëndrrën e Ligës së Kampionëve. “Juventus gjithmonë synon të fitojë Scudetton. Vitin…

Sport

11/08/2022 17:34

Gleison Bremer ka folur tashmë si lojtari më i ri i Juventusit.

Këtë merkato Bremer kaloi nga Toriono drejt Juventusit.

Ai gjatë ditës së sotme u prezantua si lojtari më i ri i ‘Zonjës së Vjetër’ dhe foli për objektivin e Scudettos dhe ëndrrën e Ligës së Kampionëve.

“Juventus gjithmonë synon të fitojë Scudetton. Vitin e kaluar nuk isha atje, por këtë vit duam të ndryshojmë gjithçka në Serie A”, tha fillimisht ai, transmeton lajmi.net.

“Champions është ëndrra e çdo lojtari të luajë në ato gara. Të qenit te Juventus kërkon që ne të marrim pjesë, por edhe të shkojmë larg. Kemi prtshmëri të mëdha, por duhet të fokusohemi edhe te kampionati”, u shprehur mbrojtësi brazilian.

Bremer kaloi nga Torino te Juve për shumën e 40 milionë eurove./Lajmi.net/