Brazil: Së paku 25 të vrarë në një shkëmbim zjarri

Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Rio de Zhaneiro, raportojnë mediat lokale.

Bota

06/05/2021 19:01

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në një lagje të varfër të qytetit.

Policia nisi operacionin pasi mori informata se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për grupet e tyre kriminale.

Dy pasagjerë në një vagon të metrosë u goditën nga plumbat, por mbijetuan, raporton Rel.

Policia konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të saj.

Sipas lajmeve lokale, banda e shënjestruar në këtë bastisje ishte e përfshirë në trafik droge, vjedhje të shumta, vrasje dhe rrëmbime.

Rio de Zhaneiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës.