Bologna dhe Ibrahimovic në bisedime

Zlatan Ibrahimovic pritet të rikthehet në futbollin italian.

Sport

04/11/2019 13:45

Ibrahimovic së fundmi po lidhet me një transferim të mundshëm tek skuadra e Bologna, me aventurën e tij tek LA Galaxy që po shkon drejt fundit.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se agjenti Mino Raiola është duke dialoguar konstant me Bologna, transmeton lajmi.net.

Kurse, thashethemet i ka ushqyer edhe Ibrahimovic, i cili nuk ka hedhur poshtë opsionin për rikthimin në futbollin italian.

“Në dhjetor do t’i tregoj të gjitha” ka thënë ylli suedez.

Kujtojmë se Ibra vitet e arta të karrierës së tij i kaloi në Serie A, ku kishte mbrojtur ngjyrat e Juventus, Inter e Milan. /Lajmi.net/