Boateng kthehet në Serie A
Kevin Prince Boateng ka të kaluar të suksesshme nga Serie A.
Sport
Kevin Prince Boateng është pranë rikthimit në Serie A.
“Sky Sport” raporton se Sassuolo ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për rikthimin e mesfushorit në Itali.
Boateng ka të kaluar të suksesshme nga Serie A ku luajti me shumë sukses te Milan, përcjell “lajmi.net”.
Ai ka vendosur të rikthehet në Serie A duke pranuar ofertën e skuadrës së drejtuar nga trajneri Roberto de Zerbi. /Lajmi.net/