“BMW-të kapen nga kamerat” në Gjilan, Policia gjobit drejtuesit për shkelje të rënda në trafik
Dy vozitës të automjeteve BMW X5 janë gjobitur nga policia në Gjilan, pasi u kapën nga kamerat e sigurisë duke kryer shkelje të rënda në trafik, të cilat, sipas Policisë, rrezikuan edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, njëri nga automjetet, BMW X5 me ngjyrë të kuqe, ka lëvizur në…
Lajme
Dy vozitës të automjeteve BMW X5 janë gjobitur nga policia në Gjilan, pasi u kapën nga kamerat e sigurisë duke kryer shkelje të rënda në trafik, të cilat, sipas Policisë, rrezikuan edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, njëri nga automjetet, BMW X5 me ngjyrë të kuqe, ka lëvizur në shiritin e kundërt dhe nuk është ndalur në semaforin me dritë të kuqe.
Ndërkohë, vozitësi i BMW X5 me ngjyrë të zezë ka kryer tejkalim në vijë të plotë, në afërsi të vendkalimit për këmbësorë pranë rreth-rrotullimit, duke rrezikuar sigurinë në trafik.
Shkeljet janë identifikuar dhe dokumentuar përmes kamerave të sigurisë të vendosura në qytet.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme operative, me ç’rast janë identifikuar vozitësit dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba konform legjislacionit në fuqi.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, shkroi Policia.