Blanc kritikon PSG-n

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht se fitorja 2:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Bayer Leverkusenit u mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Nëse më pyetni çka mendoj për këtë ndeshje, do të jem pak i ashpër”, deklaroi Blanc pas takimit. “Në pjesën…

Sport

12/03/2014 22:33

Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc ka kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht se fitorja 2:1 në ndeshjen e kthimit ndaj Bayer Leverkusenit u mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Nëse më pyetni çka mendoj për këtë ndeshje, do të jem pak i ashpër”, deklaroi Blanc pas takimit.

“Në pjesën e parë ne e filluam keq. Instruksionet ishin të sulmojmë dhe të ndërtojmë lojë. Nuk ishim agresiv sa duhet, shumë më pak se sa që kam pritur”, shtoi ai.

“I lamë shumë hapësirë kundërshtarit. Ata kaluan në epërsi, dhe kjo na zgjoi nga gjumi. Ne e barazuam rezultatin, por kur e kujtoj pjesën e parë, mendoj se portieri Sirigu na shpëtoi”, u shpreh Blanc.

Paris Saint-Germain u kualifikua pa problem pasi kishte fituar duelin e parë me rezultat të thellë 4:0.