Biskotat e mëngjesit për t’i zhytur ne qumësht, kafe ose çaj
Të lehta dhe të shijshme!
Lifestyle
Përbërësit
550 g miell 00
180 g sheqer
80 ml vaj ulliri
60 ml qumësht
2 vezë
Lëkurë e grirë në rende
Pak sheqer në nje pjatë për t’i lyer para se t’i pjekim
10 g sodë për ëmbëlsira
1 majë thikë kripe
Përgatitja: ndezim furrën ne 180 gradë C
Ne nje tas perziejme me rrahesen elektrike vezet me sheqerin sa te behen si shkume.
Shtojme, qumeshtin, vajin dhe i përziejmë akoma. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë, kripën dhe lëkurën e limonit.
E punojme me dorë sa te kemi brumë homogjen.
Lyejme duart me pak vaj ulliri, marrim brumë dhe i japim formën, i lyejmë në një pjatë ku kemi hedhur sheqer dhe pasi ta lyejme, e vendosim ne tave me leter furrë. Kshtu vazhdojme dhe per pjesen tjeter.
I pjekim per 20 minuta afërsisht. /Lajmi.net/