Big Brother VIP Kosova nis sonte edicionin e ri
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nis sot, duke rikthyer emocione, surpriza dhe pritje të mëdha për publikun që prej javësh numëron ditët. Pas suksesit të edicioneve të kaluara, sytë janë sërish tek shtëpia më e famshme, ku personazhe të njohura do të përballen me sfida, lojëra dhe dinamika që premtojnë drama, humor…
ShowBiz
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nis sot, duke rikthyer emocione, surpriza dhe pritje të mëdha për publikun që prej javësh numëron ditët.
Pas suksesit të edicioneve të kaluara, sytë janë sërish tek shtëpia më e famshme, ku personazhe të njohura do të përballen me sfida, lojëra dhe dinamika që premtojnë drama, humor dhe momente të paharrueshme.
Është paralajmëruar se ky edicion do të sjellë risitë më të mëdha që nga fillimi i formatit në Kosovë.
Me startin e edicionit të katërt, Big Brother VIP Kosova synon të vendosë standarde të reja në televizionin argëtues, duke u shndërruar për javët në vijim në temën më të diskutuar në vend.