Big Bengu mund të mos ketë ndodhur fare

Një teori e re nga një fizikante amerikane provon të dëshmojë se vrimat e zeza nuk ekzistojnë fare, dhe prejardhja e universit mund të mbetet ende një mister.

Auto & Tek

29/09/2014 17:46

Universi siç duket nuk ka filluar nga Big Bengu – shpërthimi i madh nga i cili pretendohet se është krijuar universi, kështu të paktën thotë një fizikante amerikane.

Llogaritjet e Mersini-Houghton provojnë të dëshmojnë se kur një yll që vdes shkatërrohet në vetvete, nuk bymehet për tu bërë ‘singularitet’, i rrethuar nga një ‘ngjarje në horizont’ prapa të cilit graviteti duket se është aq intenziv sa që nuk mund t’i shpëtojë asgjë, transmeton Lajmi.net.

Në vend të kësaj, rrezatimi i cili del nga yjet që vdesin i rrëmben ata në masën e tyre, kështu që ata kurrë nuk kanë gravitet mjaftueshëm për të formuar vrima të zeza.

Yjet bymehen për herë të fundit dhe shpërthejnë, në vend se të kthehen në singularitete. Studimi i fizikantes duket se dëshiron të dëshmojë se vrimat e zeza në përgjithësi nuk ekzistojnë, por ajo çfarë ekziston janë vetëm yjet që vdesin.

Kjo krijon një problem më të madh. ‘Fitili’ i cili ndezi Big Bengun është menduar të ketë qenë një singularitet – diçka që deri tani ka qenë e dëshmuar se nuk ekziston.

Më herët këtë vit, Stephen Hawking argumentoi se nuk ka vrima të zeza, por vetëm ‘vrima gri’, dhe në vend të një ‘ngjarje në horizont’, nga e cila nuk ka dritë që mund të shpëtojë, ekziston një ‘horizont i dukshëm’, pas të cilit shumë gjëra të komplikuara ndodhin duke përfshirë edhe aktivitete të fizikës kuantike, transmeton Lajmi.net.

Nëse teoritë e Mersini-Houghton dalin të jenë të sakta, atëherë dëshmohet se vrimat e zeza nuk ekzistojnë. Dhe ajo, Hawking dhe të tjerët do të duhet të mendojnë sërish se nga erdhi i tëri ky univers.