Bie nga ndërtesa, dërgohet në QKUK një punëtor nga Vushtrria
Një punëtor përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Lajme
Rasti ka ndodhur dje në mesditë. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç ‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raport. /Lajmi.net/