Bie Instagrami! Të fiksuarit pas rrjeteve sociale në “panik”
Përdoruesit e Instagramit në të gjithë botën kanë pasur vështirësi në postimin e fotove apo atyre që quhen “Story”. Mbrëmjen e së premtes, në aplikacion dilte fraza “Couldn’t refresh feed”.
Auto & Tek
Sipas “DownDetector”, një shërbim që monitoron problemet në rrjet, më shumë se 2000 persona kanë raportuar probleme brenda 10 minutave.
Raportimet kanë ardhur nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Azia.
Probleme të tilla janë të rralla në fakt për Instagramin, por kur ke qindra milionë përdorues, çdo defekt i vogël ka ndikim të madh.