Berisha: Referendumi i PD-së, akti më madhor i demokracisë direkte

Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të mërkurë nga selia blu ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike lidhur me ndyshimet stututore të cilat do të mbahen brenda partisë. Sakaq, ai u ndal edhe te zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku u shpreh se referendumi i Partisë Demokratike ishte akti më madhor i…

Lajme

27/05/2026 23:54

Kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të mërkurë nga selia blu ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike lidhur me ndyshimet stututore të cilat do të mbahen brenda partisë.

Sakaq, ai u ndal edhe te zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku u shpreh se referendumi i Partisë Demokratike ishte akti më madhor i demokracisë direkte.

“Qëndrimi i opozitës ia doli ta argumentojë farsën elektorale, nëse marrim parasysh përcaktimet e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian dhe përcaktimet në raportin IBAR.

Farsa elektorale nxin çështjen e votës shqiptare dhe ne kemi shtruar çështje ndërkombëtare.

Në rast se ne themi që me Ramën nuk ka zgjedhje, askush nuk vjen ta heqë Ramën, përveçse ne. Por, në ligjin shqiptar ne kemi të drejtë të marrim veprime për largimin e tij dhe kjo është një arritje.

Ne kemi një problem me të cilin do të përballemi dhëmbë për dhëmbë, mafian e fjalës së lirë. Kjo madje është shndërruar në zëdhënësen më agresive të mafies shtetërore. Kjo mafi de facto i ka shpallur luftë opozitës.

Kjo mafi, në shërbim të mafies qeveritare që e ushqen dhe e mban, ka korruptuar fjalën shqipe. Referendumi i Partisë Demokratike është akti më madhor i demokracisë direkte. Beteja jonë është një betejë e një rëndësie vendimtare në kuptimin absolut të fjalës”, u shpreh ai.