Arrestohet një person nga disa policë në Prishtinë

Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë nga disa zyrtarë policorë, nën dyshimet se mund të jetë i përfshirë në vrasjen që ndodhi më herët në lagjen “Breg të Diellit”. Sipas informacioneve të para, arrestimi është kryer pas një aksioni të shpejtë të Policisë së Kosovës, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion…

Lajme

27/05/2026 22:55

Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë nga disa zyrtarë policorë, nën dyshimet se mund të jetë i përfshirë në vrasjen që ndodhi më herët në lagjen “Breg të Diellit”.

Sipas informacioneve të para, arrestimi është kryer pas një aksioni të shpejtë të Policisë së Kosovës, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, raporton lajmi.net

Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku raportohet se një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipet e emergjencës, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar./Lajmi.net/

 

VIDEO