Bëri gabim trashanik ndaj Udineses, reagon Rrahmani

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pas gabimit trashanik të bërë ndaj Udineses.

Sport

10/01/2021 23:25

Rrahmani bëri gabim në mbrojtje, nga i cili përfitoi kundërshtari që barazoi shifrat në 1 – 1, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, fal golit në minutën e fundit nga Tiemoue Bakayoko, Napoli arkëtoi pikët e plota.

Rrahmani ka postuar dy foto në Facebook me mbishkrimin së shpejti në krye.

Sidoqoftë, trajneri Gennaro Gattuso premtoi se Rrahmani do ta këtë sërish rastin të tregojë vetën./Lajmi.net/